Skip to content
Të Gjitha

Rama sulmon Bashën: Rrezikon shëndetin e njerëzve për një pllakë gramafoni!

· 1 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku u njoh më nga afër me problemet e qytetarëve.

Kryedemokrati përsëriti akuzat ndaj kryeministrit, duke thënë se Ramavirusi ka shkatërruar ekonominë dhe vendet e punës, si dhe ka rritur taksat për 7 vite.

Sipas Bashës, qëllimi i vetëm i kryeministrit është të dërgojë para te oligarkët.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.3202766066441219/3202766743107818/?type=3

Ky postim nuk i ka shpëtuar kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ka nguruar ta komentojë në rrjetet sociale.

Në një status në Twitter, Rama ka shpërndarë një foto ku Basha duket mes dhjetra protestuesve dhe e akuzon se ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve për të shpërndarë mesazhe politike, që siç i quan ai janë “pllakë gramafoni”.

POSTIMI I RAMËS:

TË RREZIKOSH SHËNDETIN DHE JETËN E NJERËZVE PËR TË LUAJTUR NJË PLLAKË GRAMAFONI!