Skip to content
Aktualitet

Rama orientohet nga lindja? Nisin negociatat për vaksinat ruse dhe kineze në Shqipëri

· 2 min lexim

Qeveria shqiptare ka vendosur sot ti hapë rrugë vaksinave ruse dhe kineze në Shqipëri.

Sipas aktit normativ të ditës së sotme, ministrja Ogerta Manastirliu është e autorizuar për negociatat me këto dy shtete.

Kujtojmë se Shqipëria fillimisht ka qenë e orientuar drejt perëndimit dhe ofertave që vinin nga shtetet e BE dhe shpesh kryeministri Edi Rama ka adresuar ankesa drejt tyre.

Por duket se me këtë akt normativ, Shqipëria po kthen sytë dhe nga lindja, ku Rusia dhe Kina janë prodhues të vaksinave të tyre.

AKTI NORMATIV NGA QEVERIA

AKT NORMATIV
PËR

DHËNIEN E AUTORIZIMIT MINISTRIT TË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE DHE MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE ME PRODHUESIT, ME DISTRIBUTORË TË AUTORIZUAR, ME QEVERITË OSE INSTITUCIONET E AUTORIZUARA PREJ TYRE, TË VENDEVE QË PRODHOJNË OSE DISTRIBUOJNË VAKSINA ANTICOVID, PËR TË SIGURUAR KËTO VAKSINA, TË CILAT JANË TË CERTIFIKUARA NGA TRUPA CERTIFIKUESE NË VENDIN E PRODHIMIT TË TYRE

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1
Dhënie autorizimi për zhvillimin e negociatave

Dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.

Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.