“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, sipas bindjes së saj, nuk do të mund t’i shmanget Prokurorisë së Posaçme dhe mund të përfundojë përballë SPAK në një moment të ardhshëm. Ajo theksoi gjithashtu se ekzistojnë dosje konkrete që, sipas saj, kanë prekur drejtpërdrejt kreun e qeverisë.
E ftuar në emisionin Studio24, Lala komentoi zhvillimet e fundit dhe qëndrimet e kryeministrit lidhur me masën e sigurisë “arrest me burg”, pas daljes së tij në mbrojtje të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kishte kërkuar arrestimin.
Sipas gazetares, mundësia që vetë Rama të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme nuk duhet përjashtuar, ndërsa ajo nuk dha detaje të tjera për këtë vlerësim.
“Ju thoni pse nuk është thirrur Edi Rama. Edhe pse jam sulmuar me “fake news”, unë mendoj që Edi Rama nuk shpëton pa shkuar në SPAK. Ky është qëndrim dhe, në mos dua të shkoj edhe më tej, edhe informacion”, u shpreh Lala.
Në të njëjtën intervistë, ajo u ndal edhe te dy çështje që, sipas saj, kanë prekur drejtpërdrejt kryeministrin, duke përmendur dosjen e AKSHI dhe rastin e Belinda Ballukut. Lala theksoi se SPAK ka bërë përpjekje serioze për të goditur sistemin e korruptuar.
“Patjetër zoti Rama brenda SPAK mund ti ketë shtrirë tentakulat, por ka aty prokurorisë të caktuar dhe gjyqtarë të caktuar që zoti Rama nuk i ka kapur asnjëherë sipas meje. Duhet thënë që AKSHI, tregoi që kemi një shtet të kriminalizuar, Fakti që ke kopshtin e kryeministrit sic është AKSHI që tenderët paracaktohen, policia përdoret për të rrëmbyer biznesmenë dhe për ti detyruar të tërhiqen. Që njeriu Ergys Agasi dyshohet se urdhëronte këto krime. Pra SPAK ka treguar se ka bërë përpjekje për të prekur sistemin. Dhe Rasti i dytë që është përpjekje serioze për të çmontuar sistemin e korruptuar ka qenë rasti i zonjës Balluku. A jam unë e qëndrimit që SPAK ka bërë një gabim, po. Në rastin e zonjës Ballukun do të duhet të shkonte drejtpërdrejt me një kërkesë në Kuvend”, tha mes të tjerash ajo.
Deklaratat e Lalës vijnë në një moment kur debati mbi rolin dhe veprimet e SPAK, si dhe raportin e tij me qeverinë, mbetet i ndezur në skenën politike.
Lexo më tej
Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e Belinda Ballukut, Pamela Qirko pritet të emërohet në krye të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave
Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) pritet të plotësojë gjatë këtij muaji strukturën e saj drejtuese ekzekutive. Pas…
11 mijë euro qira te kulla e Bashkim Ulajt, KLGJ bllokon planin e Dvoranit: Apeli do të çonte zyrat dhe dosjet te biznesmeni me dhjetëra çështje që presin gjykim
Gjykata Administrative e Apelit nuk kishte zgjedhur një ndërtesë të zakonshme për të sistemuar 25 ndihmësit ligjorë dhe…
DITA 53/ “Nëse kanë një pikë burrërie, deputetët e opozitës të ngujohen në Parlament”/ Pensionisti: Marr 10 mijë lekë, detyrohem të punoj në të zezë
Një pensionist i pranishëm në protestën e zhvilluar këtë të martë ka deklaruar se është i detyruar të…
Shkon në 2 numri i viktimave të aksidentit tragjik te TEG-u, humb jetën edhe punonjësi i dytë i betonieres
Ka shkuar në dy numri i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:20,…