Një surprizë të madhe kemi marrë të gjithë sot kur kryeministri Rama shkarkoi 7 ministra të tij dhe i zëvendësoi ata me fytyra të reja dhe gati të panjohura jo vetëm për ne, por edhe për vetë Partinë Socialiste.
Megjithatë Rama pak më parë ka postuar një foto në rrjetin e tij social, Facebook, me drejtuesit e rinj të ministrive.
Rama ka larguar atë që mund të quhet kastë e vjetët e kësaj partie, të cilët sipas tij nuk e kanë realizuar punën siç duhej dhe për këtë arsye janë zëvendësuar nga emra të rinj, nga të cilët pritet që të ndihmojnë Rilindjen të vazhdojë misionin e saj.
Në foton përkatëse do të shihni tavolinën e rrumbullakët me drejtuesit e rinj.
Ministrat që u larguan:
- Senida Mesi, Zv.kryeministre
- Arben Ahmetaj, Ministri i Financave
- Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe energjisë
- Ditmir Bushati, Ministër i Jashtme
- Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit
- Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
- Sonila Qato, ministre e Sipërmarrjes dhe Biznesit
- Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës
Ministrat që i zëvendësuan:
- Erion Braçe, Zv.Kryeministër
- Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë
- Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe energjisë
- Gent Caka, ministër i Punëve të Jashtme
- Besa Shahini, ministre e re e Arsimit
- Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
- Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit
- Elva Margariti, Ministre e Kulturës
- Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.