Rama mesazh opozitës: Me bomba molotov nuk e rrëzoni kurrë qeverinë, por plagosni fytyrën e Shqipërisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Rama gjatë konferencës së sotme një pjesë të rëndësishime i ka kushtuar edhe protestave të së shtunës dhe asaj të djeshme që ishte lajmëruar si marshim i paqtë.

Rama ka thënë se edhe protesta e djeshme ishte pothuajse e njëjtë me atë të së shtunës dhe një pjesë e saj ishte edhe dhuna e cila duket më së miri tek forcat e policisë të cilët kanë mbetur të lënduar.

Edhe një herë tjetër Rama ka folur qartë se qeveria nuk ka për t’u rrëzuar asnjëherë me bomba molotov dhe fishekzjarre. Sipas Ramës këto mjete shërbejnë vetëm për të “plagosur fytyrën e Shqipërisë” në arenën ndërkombëtare dhe asgjë më shumë.

Sipas tij është duke u kërcënuar seriozisht industria e turizmit, pasi gjithandej është hapur lajmi për trazirat që janë duke ndodhur.

“Manifestimet e dhunshme. I tillë ishte edhe manifestimi i djeshëm. Përsëri rrezikuan jetën e efektivë blu dhe krijuan disa plagë në disa prej tyre.  Dhe e djeshmja ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit, që janë vetëpërjashtuar nga zgjedhjet dhe që krijoi jo pak ankth për banorët që lëviznin përreth. Në të gjithë trajektoren e djeshme. As me qëndrime dhe as me marshime nuk zëvendësohet dhe rrëzohet qeveria dhe aq më pak bombat molotov janë një program apo alternativë qeverisëse, por sigurisht përbëjnë një mjet për të plagosur fytyrën e Shqipërisë në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë e vendit dhe atë familjare dhe atë  të të gjithëve që jetojnë në këtë vend.

Ka rënia të potencialit ekonomik nga industria e turizimit dhe ka rënie për buxhetet e sipërmarrjeve të madha dhe të vogla që merrem me bizneset. Kjo i bën keq Shqipërisë dhe shqiptareve. E vetmja pjesë që nuk ndryshon dhe nuk ka shans që të preket nga kjo, është qeveria  dhe shumica qeverisës, gjithçka tjetër preket dhe ndryshon për keq”-tha ai.

Shpërndaje
Share.

Komento