Rama “kapet mat” me cigare në lokal, i menjëhershëm reagimi i kryeministrit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është fotografuar duke pirë cigare në një lokal. Fotoja është publikuar nga faqja “Brrylli Broadway”, ku në anë të saj shkruan se ligji është i barabartë për të gjithë.

“Keq m’vje te kom mik e shok, t’du fort mer qen muti, po para ligjit nuk te vej dot ty sepse ligji eshte i barbarte per t’gjithe”, shkruan “Brrylli Broadway” në foton e publikuar të kryeministrit Edi Rama.

Nuk vonoi shumë minuta nga postimi dhe kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me foton e shpërndarë.

Ai shkruan se kjo foto është bërë në një ambient të jashtëm, duke mos e kursyer ironinë.

Kryeministri Rama i ka sugjeruar faqes “Brryli Briadway”, që të mos futen nëpër kazanë herën tjetër, pasi janë të pariciklueshme plehrat e tyre.

“O Brryli i’a ke fut katunit ktu dhe mvje keq ke riciklu mall kazoni, po ty t’jap xhevap se ene un tdu fort! Kjo osht ne Lungomare Vlore, perjasht Brryli ene ky xhomi da oborret e lokaleve. Kshu qi mos u fut neper kazona her tjeter, se jon te pariciklushme plehnat e tyne”, shkruan Rama në kundërpërgjigjen e tij.

Shpërndaje
Share.

Komento