“Nesër shqiptarët do shohin faktet”, PD nuk i ndahet Valdrin Pjetrit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pak ditë më parë, Partia Demokratike i bëri një kërkesë urgjente Prokurorisë së Përgjithshme për të verifikuar pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit. Ky i fundit u regjistrua në votime si kandidat i PS për Bashkinë e Shkodrës.

Sipas kërkesës së firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ekzistojnë të dhëna dhe dëshmi të forta publike së Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me Valdrin Pjetrin dhe për të shkuarën e tij të dyshimtë.

Madje PD ka paralajmëruar se shqiptarët, ditën e nesërme do ta shohin se kush është në të vërtetë kryebashkiaku i ri i Shkodrës, pasi autoritetet italiane i zotërojnë këto fakte.

PD i ka kujtuar Valdrin Pjetrit edhe datën 27 janar 2003, ku sipas tyre këtë datë nuk ia kalënë Rama ta sjellë në kujtesë.

Reagim i Partisë Demorkatike, dega Shkodër:

Trafikanti i Ramës në Shkodër qenka shqetësuar nga reagimi i qytetarëve të ndershëm të Shkodrës, që nuk pranojnë që qyteti të jetë peng i trafikantëve të drogës dhe përfaqësuesve të krimit të organizuar.

Mos u shqetëso nga letrat e reagimit qytetarë, që me urdhër të Edi Ramës i quan trakte. Ato nuk të cojnë në burg!

Shqetësohu nga letrat e autoriteteve ligjzbatuese italiane, QË NUK JANË TRAKTE dhe që provojnë se je një person i dënuar për trafik drogë. Këto letra të ndalojnë të uzurposh zyrën e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, të cojnë në burg për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit dhe të bëjnë subjekt të menjëhershëm të ligjit Antimafia! Në këtë të fundit nuk të ndihmon dot as Edi Rama, as Tom Doshi, as babai dhe as vëllai.

E kot të të ripyesim a të kujton gjë data 27 Janar 2003, sepse e kemi të qartë që të ka marrë peng Edi Rama dhe nuk të lejon ta kujtosh.

E kot të presim për një përgjigje, sepse ti ke vendosur të mashtrosh dhe të fshihesh nga e vërteta njëlloj si Elvis Rroshi i Kavajës!

Prandaj nesër shqiptarët do kenë mundësi të shikojnë me letra (dhe jo trakte) se çfarë është për përfaqësuesin politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër data 27 Janar 2003.

Deri nesër ke kohë për të ëndërruar përralla me qentë e karvanët, që po të cojnë përpara, drejt greminës!

Shpërndaje
Share.

Komento