Pandemia ndryshon rrënjësisht rregullat e fluturimit: Ja protokolli i publikuar nga EASA

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndonëse disa shtete tashmë kanë hapur kufijtë, duket se fluturimet nuk do jenë më si më parë sepse pandemia e ka ndryshuar edhe këtë fushë, si shumë gjëra të tjera.

Të gjithë pasagjerët tashmë do të duhet të veshin maska gjatë të gjithë udhëtimit, si edhe do u nënshtrohen kontrolleve në aeroport, nëse kanë simptoma të virusit, shkruan The guardian.

Agjensia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) ka publikuar 28-faqe udhëzime që do të ndryshojnë rrënjësisht përvojën e fluturimit, përfshirë masat për distancimin fizik që shefi ekzekutiv i Heathrow ka thënë më parë se do të ishte e pamundur për t’u zbatuar.

Linjat ajrore dhe aeroportet ka të ngjarë të miratojnë shumë udhëzime, të cilat përfshijnë çdo fazë të procesit të udhëtimit ajror.

Nisja dhe check-in
Kushdo që shfaq simptoma pas prenotimit, ose ka qenë në kontakt me dikë të prekur nga Covid-19, nuk duhet të paraqitet në aeroport. Po ashtu, pasagjerët nuk do të përshëndeten nga të afërmit në terminal, pasi askush që nuk udhëton apo punon në aeroport nuk do të lejohet brenda. Ata që udhëtojnë duhet të marrin masa paraprake siç janë larja e duarve dhe vendosja e maskave, me përjashtime për fëmijët nën gjashtë vjeç.  EASA gjithashtu rekomandon mbulimin e fytyrës kur teshtini. Ata që nuk respektojnë mund të nxirren nga aeroporti dhe të pësojnë dënime të mëtejshme nga autoritetet lokale.

Distanca fizike përcaktohet të jetë 1.5 m. Në shumë dyqane dhe zyra, do të ketë shënime në dysheme për t’u treguar njerëzve se ku mund të qëndrojnë në radhë. Sidoqoftë, distanca fizike nuk ka të ngjarë të jetë e mundshme në shumë aeroporte dhe EASA rekomandon se nëse rregulli 1.5m nuk është i mundur, aeroporti duhet të zbatojë masa shtesë siç është higjena e duarve. Stafi i aeroportit do të duhet të veshë maska ​.

Mbërritja

Kufizimet e bagazheve të dorës mund të jenë edhe më të rrepta, për të zvogëluar rrezikun e kontaminimit. Pasagjerët duhet të mbahen larg nëse është e mundur gjatë hipjes dhe zbritjes dhe ku përdoren autobusë, duhet të sigurohen më shumë masat e distancimit fizik. Mund të ketë një shpërndarës të dezinfektuesve në derën e avionit dhe një rrip me dezinfektues për të ecur më tej.

Në bord

Avioni duhet të dezinfektohet plotësisht. EASA ka kërkuar nga linjat ajrore të instalojnë filtra më të mirë ajri për të pastruar ajrin në kabinë, megjithatë të gjithë, pasagjerët dhe ekuipazhi, pritet të veshin maska. EASA rekomandon heqjen e tyre pas katër orësh, që do të thotë se disa mund të jenë të nevojshme për fluturime me distanca të gjata. Linjat ajrore kanë sugjerua bllokimin e sediljes së mesme për të mbajtur larg udhëtarët larg, por kjo do të varet nga vendi ku po fluturoni. Europa dhe SHBA nuk e kërkojnë diçka të tillë, por Malajzia dhe Indonezia po.

EASA ka rekomanduar shërbime “të reduktuara” të ushqimit dhe pijeve dhe asnjë shitje pa tarifa në bord, teksa rekomandon protokolle të rrepta nëse dikush sëmuret në bord me simptoma Covid-19.

Bagazhet

Ekzaminimi termik mund të aplikohet në aeroportin e mbërritjes dhe linjat ajrore duhet t’u japin autoriteteve të shëndetit publik një “kartelë për gjetjen e pasagjerëve” nëse kërkohet për qëllime të gjurmimit të kontaktit. Kjo do t’i japë emrin e një pasagjeri, vendin e caktuar dhe numrin e telefonit ose emailin.Nga qeveritë është kërkuar të thjeshtojnë proceset e kontrollit kufitar, të tilla si duke përdorur njohjen e fytyrës. Sallat e emigracionit mund të duhet të ridizajnohen për të lehtësuar fluksin e pasagjerëve dhe agjentët e kontrollit kufitar do të aftësohen për të zbuluar shenjat e sëmundjes.Pas grumbullimit të bagazheve, udhëtarëve do t’u thuhet që të largohen nga aeroporti sa më shpejt të jetë e mundur.

Shpërndaje
Share.

Komento