Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama flet për 3 linjat hekurudhore që do të lidhin Durrësin me disa vende të rajonit: Do të rrisin bashkëpunimin dhe nxitjen e investimeve në vend

14:35 07/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme ka qenë prezent në Forumin e Tiranës për Ndërlidhjen Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës, ku ka diskutuar për 3 linjat hekurudhore që do të lidhin Durrësin me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Prishtinën. Gjatë deklaratës së tij ai theksoi se këto linja do të rrisnin bashkëpunimin dhe nxitjen e investimeve në një rrjet më të gjerë rajonal.

“Ka qenë një proces i gjatë, por edhe më shumë se sa aq me BERZH, për arsye që nuk kanë qenë të lehta për t’u kuptuar. Aktualisht na duhet që ta lidhim Durrësin me Malin e Zi në kuptimin hekurudhor, pasi nuk ka kuptim. Në të kundët Lidhja e Durrësit me Hanin e Hotit dhe me Malin e Zi, do të nxisë tregtinë. Ne presim me padurim që të punojmë për hekurudhën tjetër Durrës-Prishtinë dhe më pas të lidhemi me Nishin, që e sjell investimin në një rrjet më të gjerë rajonal. Nuk po e vendos në tabelën e përparësive, por këto të trija janë përparësi. Një tjetër segment është Durrës-Maqedoni e Veriut, që do të jetë kuptimplotë për rajonin. Do të jetë më rëndësi paralelisht me punën që kemi nisur për Portin e Ri të Durrësit, që do të jetë më dinjitoz nga pikëpamja mjedisore. Kjo ishte sa i takon hekurudhave dhe rrugëve. Sigurisht urojmë që të mund të shoqërojmë projektin e hekurudhës Durrës-Maqedoni e Veriut dhe me projekte të infrastrukturës, por do të dhe të kalojmë disa pengesa në situatën aktuale. Pjesa tjetër ka të bëjë me historinë digjitale, duke hapur një horizont të ri për të rinjtë. Kemi shumë të rinj të talentuar, të cilët duhet të shoqërohen përmes një mënyrë të gjithanshme për prezantimin e tyre me botën digjitale. Me informatikën në shkollë, duke e sjellë në epokë tjetër, pasi laboratorët e vjetër nuk përmbushin dhe nuk përballen me sfidat e kohës.”, pohoi Rama.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shqiptare u ndal dhe te procesi i integrimit, ndërsa theksoi se BE nuk ishte në gjendje të mbante fjalën për vendet e Ballkanit Perëndimor. Por ai u shpreh optimist për rolin që ka në Europë Ballkani Perëndimor.

“Me shpresën që ajo çfarë thash nuk është e re për ju, dua ta përmbyll me bindjen se pavarësisht mendimit që për shkak të faktit që BE nuk ka qenë në gjendje që të mbajë fjalën në raport me procesin e integrimit dhe këtë herë për shkak të diçkaje që nuk ishte e parashikuar, siç ishte Bullgaria, unë jam optimist në mënyrë të arsyeshme. Besoj fort që ndjesia e komunitetit midis BE dhe Ballkanit Perëndimor po rritet në Europë mes udhëheqësve dhe ndjesia e përgjegjësisë po ashtu. Ndjej që ka një kuptim më të madh të rëndësisë së Ballkanit për të ardhmen e Europës, Jo vetëm për të ardhmen, por dhe për të trashen. Shpresoj që kjo të ishte e dobishme për ju. Faleminderit!”, përfundoi fjalën e tij Rama.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: 3 linja hekurudhoreforumi ne tiranerama

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
“Për Pfizer duhet mik i fortë”, Korreshi: Në spitalin e Lushnjës duhen dy javë për një skaner

“Për Pfizer duhet mik i fortë”, Korreshi: Në spitalin e Lushnjës duhen dy javë për një skaner

Lajmet e fundit

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English