Rama e mohoi! Kamera brenda Teatrit ‘përgënjeshtron’ kryeministrin, tregon policë me armatim të rëndë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mëngjesin e 17 majit me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shemb godina e Teatrit Kombëtar, vendim ky i pasur me dy protesta të njëpashnjëshme, të cilat është përdorur edhe dhuna policore ndaj qytetarëve.

Opozita ka mbështetur protestat dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe, teksa pritet që protesta e radhës të zhvillohet nesër në orën 17:30.

Pas shembjes, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa kryeministri Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

Sakaq, nuk kanë munguar edhe reagimet nga ndërkombëtarët.

BE iu bëri thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës, ndërsa amabasada britanike në Tiranë tha se dhuna minon demokracinë, edhe ambasadori gjerman është i të njëjtit mendim.

Ditën e djeshme u zhvillua protesta e dytë pas hshembjes së godinës, e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga opozita, teksa pritet që të shtunën të zhvillohet e ardhshmja.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në protestën e 17 majit ishte dhuna e përdorur nga Policia për të larguar protestuesit nga territori i Teatrit Kombëtar.

Mirëpo, kjo dhunë është mohuar nga kryeministri Edi Rama, që ka akuzuar protestuesit për viktimizim dhe mediat për hiperbolizim të situates.

Së fundmi, ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri ka publikuar në Facebook një video nga brenda Teatrit Kombëtar pak minuta para shembjes.

Në video shihen policë me armatime të rënda që hyjnë në godinë ku ndodhen artistë dhe aktivistë.

“Ky eshte Edi Rama, kryeministri me personalitet te shumefishte. Police te armatosur, te dhunshem, me urdher te ketij personazhi psikopatologjik ne krye te shtetit, i cili nga njera ane urdheron te dhunohen artiste, e qytetare te ndershem, nga ana tjeter, aktron e mohon gjithcka. Vota e qytetareve do te jete fundi i tij”, shkruan ish-deputetja e PD Orjola Pampuri.

Shpërndaje
Share.

Komento