Skip to content
Politikë

Rama bën ndryshime në qeveri pak ditë pas zgjedhjeve, emëron dy zv/ministre të reja

· 2 min lexim

Kur ka kaluar jo më shumë se një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama  ka bërë ndryshime në qeveri. Në detyrë janë emëruar dy zëvendës ministre të reja, konkretisht Bora Muzhaqi dhe Dallëndyshe Bici. E para është emëruar zv.ministre e Arsimit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Aspasjana Kongon.

Ndërkohë, Bici do të mbajë postin e zv.ministres së mbrojtjes. Vendimet janë marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Në zgjedhjet e 25 prillit Bora Muzhaqi ishte kandidate për deputete në radhët e Partisë Socialiste dhe ishte renditur në vendin e 31-të në listën e Tiranës. Po ashtu, Muzhaqit iu besua edhe pozicioni i zëdhënëses së fushatës në selinë rozë.

Në listë ishte edhe Dallëndyshe Bici, e cila pozicionohejnë vendin e 22-të po ashtu në qarkun e Tiranës.

Këto ndryshime në qeveri vijnë vetëm 10 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Partia Socialiste arriti të merrte fitoren e tretë radhazi duke siguruar 74 mandate. Nga ana tjetër Partia Demokratike arriti të siguronte vetëm 59 mandate duke mbetur sërish në opozitë. Ndërkohë, Kuvendi I ardhshëm me deputetët e rinj pritet ti nisë punimet në muajin shtatot.

Vendimi është firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe në mungesë të kryeministrit Rama dhe hyn në fuqi menjëherë.