Skip to content
Të Gjitha

Ra nga kati i pestë i pallatit në Tiranë, i moshuari shpëton mrekullisht

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak momente më parë në zonën e Astirit në kryeqytet. Mësohet se një i moshuar ka rënë nga kati i pestë i një pallati.

Për fatin e tij të mirë, i moshuari ka shpëtuar falë tendës së një lokali.

Nuk dihet nëse i moshuari ka tentuar vetëvrasjen, apo ka rënë aksidentalisht.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar të moshuarin drejt QSUT-së.

Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.