Skip to content
Kryesore

Ra në lavatriçen e inerteve, ndërron jetë 61 vjeçari

· 1 min lexim

Një 61-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Skuraj, Mat, pas një aksidenti në lavatriçen e inerteve.

Fatmir Haxhiu ra të premten në pjesët e lavatriçes gjatë punës, duke pësuar plagë të rënda.

Ai u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Pas ngjarjes, policia ka shpallur në kërkim pronarin e lavatriçes dhe ka bllokuar aktivitetin e kësaj njësite përpunimi në shtratin e lumit Mat, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.