Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Qeverisja për një grusht njerëzish do të marrë fund”, Basha u shpalos korçarëve ofertën e PD

15:45 05/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, pas Pogradecit ka vijuar turin e takimeve në juglindje të vendit me Korçën. Në një postim në Facebook, Basha ka ndarë edhe detaje nga takimi me qytetarët. Kryedemokrati shkruan, se sipërmarrjet e Korçës janë drejt falimentimit, ndërsa tregtarëve të vegjël u janë shtuar listat me qytetarët që nuk blenë dot ushqimet e përditshme. Më tej ai ka akuzuar qeverinë, se mendon vetëm për një grusht të vogël njerëzit.

Basha u ka prezantuar korçarëve ofertën ekonomike të PD, me lënien në fuqi vetëm të taksës 0.5% të xhiros vjetore për biznesin e vogël dhe vendosjen e taksës së sheshtë 9% për të tjerët.

Featured image of article: “Qeverisja për një grusht njerëzish do të marrë fund”, Basha u shpalos korçarëve ofertën e PD: Vëmendja jonë do të jetë te zhvillimi ekonomik dhe punësimi

Postimi i Bashës

Në Korçën e qytetarisë dhe njerëzve të punës takova qytetarë dhe sipërmarrës të goditur rëndë nga kriza ekonomike. Korça ka një traditë të shkëlqyer të turizmit kulturor. Korçarët kanë një shpirt të veçantë tregtari ku prej 30 vitesh kanë ndërtuar sipërmarrje të fuqishme që punësojnë mijëra njerëz dhe rrisin mirëqenien. Sot këto sipërmarrje gjenden në prag të falimentimit. Tregtarët e vegjël në Korçë kanë lista të gjata të qytetarëve që nuk kanë mundësi të blejnë as ushqimet e përditshme për familjet e tyre. Veç rënies së xhiros, tregtarët përballen edhe me taksat e larta. Në kulmin e krizës ekonomike Bashkia ka dyfishuar tarifat për bizneset të cilët janë detyruar t’i paguajnë, pavarësisht premtimeve se ato do të shtyheshin. Për të parandaluar këtë situatë ne i propozuam qeverisë një sërë nismash, të cilat nuk i mori parasysh sepse paratë i duheshin për tendera sekret dhe pagesa koncesionesh korruptive, jo për qytetarët dhe biznesin. Qeverisja vetëm për një grusht njerëzish do të marrë fund! Partia Demokratike po përgatit planin ekonomik për rimëkëmbjen kombëtare. Ne do të kemi vetëm një taksë për biznesin e vogël, atë 0.5% të xhiros vjetore dhe të ardhurat do të shkojnë për pushtetin lokal. Taksën “RAMA” për karburantet do ta heqim si dhe do t’i japim fund abuzimeve nga banda e taksidarëve duke vendosur moratoriumin 1 vjeçar për veprimtarinë e tyre, derisa të miratojmë një kuadër të ri ligjor që garanton standarte dhe ligjshmërinë. Ne do të vendosim taksen 9% për bizneset e tjera. Do të krijojmë lehtësirat e nevojshme që qytetarët e Korçës, Pogradecit dhe kudo tjetër të mos shkojnë të bëjnë pazare në Maqedoninë e Veriut, ku çmimet e ushqimeve dhe karburanti janë më të lira. Vëmendja e qeverisë tonë do të jetë te zhvillimi ekonomik dhe punësimi dhe ne do bëjmë gjithçka në funksion të këtij prioriteti absolut.

Të tjera

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë
Aktualitet

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Personazhet e showbiz-it shqiptar po e kthejnë në "modë" të shndërrohen gjithnjë e më shumë në ndërtues, investitorë dhe zhvillues...

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë
Aktualitet

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

Një anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ka ngritur dyshime të forta për tenderin 9.5 milionë euro të Radiotelevizionit...

18:48 08/05/2026
Para

Një tjetër humbje e madhe! Covid-19 i merr jetën mjekut të dytë në vendin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
Bushati: Media në ditën më të zezë, Rama manipulon faktet dhe Berisha hesht për Klanin

Bushati: Media në ditën më të zezë, Rama manipulon faktet dhe Berisha hesht për Klanin

15:32 08/05/2026
Skandali i hidrovorit 19 mln euro që përmbyti Durrësin, në qendër “INVICTUS”, “ANGERBA” dhe “TOWER”

Skandali i hidrovorit 19 mln euro që përmbyti Durrësin, në qendër “INVICTUS”, “ANGERBA” dhe “TOWER”

12:58 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.