Skip to content
Aktualitet

“Qeshu rini, qeshu”! Lufta e Ramës dhe Presidencës nëpërmjet Facebook-ut

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama vazhdon një “luftë të heshtur” me Presidencën dhe këtë e ka arritur nëpërmjet rrjetit social Facebook.

“Sulmit” të tij i është përgjigjur zëdhënësi i Presidentit Meta Tedi Blushi, po ashtu me vargjet e Migjenit, meqë kryeministri Rama e nisi fillimisht me vargje të tij.

Statusi  i Ramës:

“Në varrimin e idhujve të vjetër kumbonat kanë për të plasë së ramit, minaret kanë për të thye kurrizin së faluni dhe zhrecvet do t’u këputen telat e fytit së kënduari. Dhe do të vijë heshtja. Se çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna.

“Idhuj pa krena” – Migjeni”

E menjëherë një përgjigje i ka ardhur dhe nga zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi dhe po me vargje të Migjenit.

“Qeshur rini, qeshu! Bota është e jotja! – Migjeni”