Skip to content
Të Gjitha

Qëlloi me armë zjarri në mes të qytetit të Korçës, arrestohet 32-vjeçari

· 2 min lexim

Një  32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës ditën e sotme pasi është parë duke qëlluar me armë në ajër në mes të qytetit.

I arrestuari 32 vjeçar është Fjordi Pane i cili nuk ka pasur ndonjë zënkë me persona të tjerë, por ka qëlluar në ajër dhe njihet si person problematik në qytet dhe një emër i njohur nga Policia.

Policia ka shkuar menjeherë në vendin e ngjarjes dhe mësohet se 32-vjeçarit i është sekuestruar  arma me të cilën ka qëlluar, ndërsa po hetohet për shkaqet që kanë detyuar qytetarit të terrorizojnë banorët përreth.


Njoftimi i policisë 

Qëllon në ajër me armë zjarri, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 32-vjeçari. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në lagjen nr. 4, Korçë, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit F. P., 32 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, i kanë gjetur këtij shtetasi edhe armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.