Skip to content
Të Gjitha

Qëllohet me armë 43-vjeçari/ Atentat shoferit të ekskavatorit që shtypi Ardit Gjoklajn?

· 2 min lexim

Një 43-vjeçar i ka shpëtuar një atentati me armë mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Shtetasi quhet Edmond Kollari dhe ka qenë ai vetë që ka denoncuar ngjarjen në policinë e Tiranës.

Kollari është shoferi i ekskavatorit, i cili aksidentoi për vdekje 17-vjecarin Ardit Gjoklaj në landifillin e Sharrë, ngjarje kjo e ndodhur 7 gusht 2016.

Ndërkohë në njoftim shpërndarë mediave, policia e Tiranës njofton se mëngjësin e sotëm në në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë dhe si indicie për ngjarjen kanë vetëm deklarimin e 43 vjecarit. Pavarësisht pikëpyetjeve mbi këtë rast, policia thotë se ka referuar cështjen në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Njoftimi nga policia:

Rreth orës 06:30 të mëngjesit në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar.

Shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.