Skip to content
Rajoni

Putin në Beograd/ “Kunja” e Haradinaj: Serbisë i ka mbetur vetëm anëtarësimi në Bashkimin Sovjetik

· 1 min lexim

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka komentuar vizitën e Presidentit rus, Vladimir Putin në Beograd.

Ai tha se Serbisë nuk i ka mbetur asgjë tjetër përveçse anëtarësimit në Bashkimin Sovjetik.

“I shoh marrëveshjet ekonomike mes Serbisë dhe Rusisë dhe më duket se nuk i ka mbetur gjë tjetër Serbisë vetëm anëtarësimi në BRSS (Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste).

Ndërsa ne në Kosovë operojmë me euro dhe ekonominë tonë dhe drejtimin politik dhe të sigurisë e kemi orientuar nga integrimi euroatlantik,” – tha Haradinaj.