Punonte dhe jetonte në fabrikën e kanabisit, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Britani

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga policia britanike. Ai u kap në një fabrikë kanabisi në Bradford.

Ndaj shqiptarit është dhënë dënimi me 27 muaj burg. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ishte gjyqtari britani Jonathan Durham, ai që dha edhe dënimin për 27-vjeçarin shqiptar Sajmir Gjauri.

Ai u arrestua nga policia në tentativë për t’u arratisuar nga fabrika e kanabisit, e cila ishte ndërtuar pas disa lokaleve në Killinghall Road, Bradford.

27-vjeçari ishte duke mbyllur lokalet, deklaratë kjo e prokurorit britanik Stephanie Hancock.

Sipas tij, shtatë dhoma përdoreshin për të rritur 300 bimë kanabisi. Energjia elektrike konsumohej në masë dhe në dhoma ishin të vendosura edhe pajisje të sofistikuara që ujitja e bimëve të bëhej automatikisht.

Gjauri, kishte hyrë në Britani ilegalisht nëpërmjet një kamioni, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë që janë kapur nga policia britanike. 27-vjeçari jetonte në lokalet ku edhe prodhonin lëndën narkotike. Aty është gjetur edhe pasaporta e tij dhe disa ushqime.

Avokati Conor Quinn, tha se klienti i tij kishte shkuar në Britani të Madhe për të fituar para, për t’ia dërguar familjes së  tij.

Sipas avokatit, i riu në fillim ka qenë një punëtor i thjeshtë kur ka ardhur. Por kur e pa që fitonte shumë të ardhura, ai filloi të kujdesej vetë për të gjithë fabrikën e kanabisit.

Gjykata ka pranuar edhe kërkesën e shqiptarit, i cili ka dashur që pasi të përfundojë dënimit të depërtohet në Shqipëri.

Shpërndaje
Share.

Komento