Ndërron jetë çifti shqiptar në SHBA, arrestohet edhe shoferi që i aksidentoi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një çift shqiptar kanë humbur jetën para pak ditësh në New Jersey të SHBA-ës.

Muhamet Oparaku, 68 vjeç dhe bashkëshortja e tij Bukurie Oparaku ,64 vjeç ndërruan jetë në spital, pasi u aksidentuan nga Donald Kumar Davis. 29- vjeçari përplasi me makinë çiftin shqiptar që sapo kishin dalë nga banesa e tyre.

29-vjeçari u arrestua ditën e mërkurë, në 10 korrik. Muhameti ka qenë shef policie në qytetin e Pogradecit, por tashmë kishte dalë në pension dhe punonte si menaxher në një kompani të madhe.

Davis po ngiste një “ Dodge Charger 2015”  kur u përplas me një “Toytoa Corolla 2005” që po dilte nga një kompleks apartamentesh në Harrison Avenues dhe i shtyu ata gati 20 m larg, në 29 qershor në orën 7 të mëngjesit.

Muhamet Oparaku, 68 vjeç dhe gruaja e tij Bukurie Oparaku, 64 vjeçe, u deklaruan të vdekur pak më vonë. E ndërsa Davis u shtrua në spital me disa fraktura të lehta. Çifti shqiptar kishte emigruar në SHBA disa vite më parë.

Kolegët e Muhamet Oparakut janë shprehur se ai ishte një njeri punëtor dhe menaxher i zoti. Ata i kanë përshkruar si njerëz të dashur, të qetë dhe punëtorë, të reapektueshëm dhe inteligjentë. Dëshira e vetme që ka pasur çifti sipas tyre ishte që të varroseshin në Shqipëri dhe ndaj të gjithë si kolegë do e plotësojnë amanetin e çiftit.

Shpërndaje
Share.

Komento