Skip to content
Politikë

Publikon pamjet nga rruga e Arbërit, Rama rikujton se kur do të hapet

· 2 min lexim

Mëngjesin e ditës së sotme kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’a nisë me pasqyrimin e investimit të bërë në rrugën e Arbërit.

Teksa ndan me ndjekësit një foto nga rruga e Arbërit, Rama bën të ditur lajmin se me datë 29 nëntor do të hapet për qarkullimin e automjeteve.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

MIRËMËNGJES

dhe me këtë pamje të veçantë nga rruga e Arbërit, që në 29 nëntor do të hapet për qarkullimin e automjeteve, ju uroj një ditë mbarë

Rruga e Arbërit është rrugë në ndërtim e sipër e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni me një gjatësi prej rreth 75 kilometra. Ky aks rrugor që shkurton distancën mes Tiranës dhe Dibrës parashikohet të përfundojë i gjithi në 2021.

Kujtojmë që  rruga e Arbërit është një premtim i bërë prej kohësh, që më ne fund po finalizohet.

Praktikisht rruga e Arbërit do të thotë më shumë zhvillim  dhe lehtësira për banorët e veriut, veçanërisht ato të Dibrës, pasi distanca mes këtij qyteti dhe Dibrës do të bëhet jo më shumë se 2 orë.

Para disa ditësh kryeministri Rama u shpreh  përgjatë seancës plenare se e gjithë rruga është gati përveç një problemi gjeologjik  në Qafën e Murrizit. Rama gjithashtu bëri të ditur edhe ne Kuvend se  rruga e Arbërit do të hapet me datë 29 nëntor 2021.