Skip to content
Kryesore

Publikohet lista e shefave të komisariateve në të gjithë vendin

· 1 min lexim

Është publikuar lista e 48 shefave të komisariateve në të gjithë vendin, të renditur sipas pikëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka shpallur rezultatet paraprake të kandidatëve për shefa komisariatesh në Drejtoritë Vendore të Policisë, duke i renditur sipas vlerësimit me pikë.

Në listën e përgjithshme janë gjithsej 251 kryekomisarë, komisarë dhe nënkomisarë. I pari në renditje është kryekomisari Ilirjan Demaj me 82 pikë, ndërsa në fund, me 42 pikë, është nënkomisari Sefer Lukaj.