Skip to content
Të Gjitha

Publikohet lista e bizneseve që rifillojnë të hënën aktivitetin

· 1 min lexim

Ditën e sotme në portalin qeveritar e-albania, është publikuar lista e bizneseve që do të rifillojnë aktivitetin nga e hëna.

Nga e hëna do të lejohet aktiviteti për byrektoret, fast-food-et, kancelaritë, kioskat e shitjes së gazetave, bizneset që merren me instalime hidraulike, elektrike, etj.

Njëkohësisht do të mund të fillojnë punë edhe tregjet me pakicë apo shumicë të mallrave elektronikë, elektroshtëpiakë, ushqimorë e bujqësorë.

Të gjithë bizneset duhet të zbatojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19, përndryshe do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.

Mijëra biznese në Shqipëri janë të mbyllura që prej 17 marsit, si masë kjo për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije që në 15 ditëshin e dytë të prillit, do të lehtësohen masat shtrënguese.

Ditën e djeshme shefi i qeverisë listoi një sërë lehtësimesh, duke filluar nga rifillimi i aktivitetit për disa biznese si dhe marrja e një personi tjetër në makinë.

Që nga dita e hënë ndërkohë, autorizimet për lëvizje do të merren vetëm te e-albania dhe jo më te Policia e Shtetit.

aktivitetet-e-hapura