Skip to content
Të Gjitha

Publikohet lista e bizneseve që rifillojnë aktivitetin javën e ardhshme

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar listën e dytë të bizneseve që do të hapen nga java e ardhshme.

Në një komunikim online, shefi i qeverisë tha se në bllokun e dytë të bizneseve do të futen bizneset e shitjeve me pakicë.

Sipas kryeministrit kjo listë do të rikthejë në punë mbi 27 mijë punonjës.

“Lista me bllokun e dytë të bizneseve që rinisin punën do të publikohet sot në “e-Albana”. Me këtë listë rikthehen në punë mbi 27 mijë punonjës. Hyjnë shitje me pakicë e veshjeve, tregti me pakicë e veshjeve, tregtia me pakicë e tekstileve, e këpucëve, e mobilieve, artikujve shtëpiakë, tregtia me pakicë e luleve, bimëve, kafshëve të shtëpisë, e pajisjeve audio të regjistruara, e qylymave, dyshemeve, lojërave dhe lodrave”, tha Rama.

Lista_aktiviteteve_hapen_prej_dates_27_prill

Kujtojmë se ditën e sotme rifilluan aktivitetin një sërë biznesesh, të cilët duhet të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19, përndryshe do të ketë ndëshkime penale të forta.

aktivitetet-e-hapura