Skip to content
Aktualitet

Publikohet fondi/ Ja sa para ka akorduar KQZ për secilën parti për fushatën zgjedhore

· 2 min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije fondin që do të akordohet për partitë politike për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit. Në total do të akordohen 130,000,000 lekë, pjesën më të madhe të të cilave e merr Partia Socialiste, si partia që ka marrë më shumë vota në zgjedhjet e vitit 2017, e ndjekur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit do tëmbahet në kushte të pazakonta pandemie, ndërsa buxheti i akorduar është dy herë më i madh se në zgjedhjet e tjera.

Shpërndarja e buxhetit për partitë politike në këto zgjedhje  vijon si më poshtë:

  1. Partia Socialiste e Shqipërisë 764, 750 vota 48.34%
    Partia Demokratike 456,413 vota 28.85%
    3. Lëvizja Socialiste për Integrim 259,934 vota 16.69%
    4. Bindja Demokratike 20,350 vota 2.67%
    5. Partia Social Demokrate 22,320 vota 1.43%
    6. Partia Republikane 53,784 vota 3.44%
    7. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 19,644 vota 1.26%
    8. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 76,069 vota 4.81%
    9. Partia Fryma e Re Demokratike 29,984 vota 1.92%
    10. Partia Demokristiane e Shqipërisë 20,271 vota 1.30%

Po ashtu në përllogratijen e vlerës së votës janë përfshirë edhe partitë politike që kanë kaluar pragun 1% në zgjedhjet e kaluara, por ato nuk do të marrin fonde pasi nuk janë regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit. Këto parti janë:

  1. Partia Demokracia Sociale (PDS) 20.064 vota 1.28%
    2. Partia Socialiste e Vërtetë 91 (PSV91) 17.465 vota 1.12%
    3. Partia Lista e Barabartë (LIBRA) 19.806 vota 1.25%.