Publikohen pamjet e reja: ja momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës futet në furgon

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kanë kaluar 2 muaj që nga rrëmbimi e vrasja e 49-vjeçarit Jani Prenga dhe trupi i tij nuk është gjendur ende, teksa detaje të reja dalin rreth ngjarjes çdo ditë.

Dje u publikuan në media pamjet që tregonin momentet e fundit të viktimës para se të rrëmbehej.

Lexo: Publikohen fotot, ja momentet e fundit të Jani Prengës para se të rrëmbehej

Së fundmi, televizioni Klan ka publikuar një video, ku shihen dy persona që fusin trupin e pajetë të Jan Prengës në një furgon të bardhë që ndodhet i parkuar në garazhin e kompleksit ‘Golden’.

Pamjet janë shkëputur nga filmimet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur autorët kanë mbështjellë me qese trupin e viktimës dhe më pas e kanë transportuar jashtë kompleksit, për ta varrosur në një vend i cili nuk është zbuluar ende nga policia.

Policia ka dyshime se trupi mund të jetë asgjësuar, por deri më tani nuk ka asnjë provë dhe hetimet për gjetjen e tij vijojnë.

Shkak për rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës u bë një sasi e konsiderueshme kokaine, që vëllai i tij Astrit Prenga nuk ia dorëzoi grupit kriminal, për të cilin punonte.

Ja përse u rrëmbye Jani Prenga

Mendohet se porositësi i rrëmbimit është Dritan Rexhepi, i cili gjendet në një burg në Ekuador, por vetë ai i ka mohuar këto akuza.

Akuzohet për vrasjen e Jani Prengës, ja çfarë tha Dritan Rexhepi

Deri më tani janë arrestuar Bajrami dhe dy djemtë e tij Leonard e Elton Hajrin, menaxheri i kompleksit Olsi Turja dhe Festim Bexhdili, ndërsa vijon të jetë në kërkim Altin Hajri.

Të arrestuarit akuzohen për “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Shpërndaje
Share.

Komento