Skip to content
Të Gjitha

Publikohen fotot. Ja momentet e fundit të Jan Prengës para rrëmbimit

· 1 min lexim

Ka kaluar një muaj që nga rrëmbimi i 49-vjeçarit Jani Prenga dhe detaje të reja dalin rreth ngjarjes çdo ditë.

Së fundmi, Balkan Web ka siguruar fotot që tregojnë momentet e fundit të Prengës para rrëmbimit, mëngjesin e 17 janarit.

Ai shihet në një lokal i shoqëruar nga një grua e paidentifikuar, ku më pas ngrihet dhe largohet.

Është ky momenti i fundi që 49-vjeçari është parë në lagjen e tij, pasi më pas ai është rrëmbyer në rrugën “London”  me një automjet të vjedhur tip “Range Over” dhe ka mbërritur i vdekur në bodrumin e resorit “Golden”, në Shijak.

Shkak për rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës u bë një sasi e konsiderueshme kokaine, që vëllai i tij Astrit Prenga nuk ia dorëzoi grupit kriminal, për të cilin punonte.

Ja përse u rrëmbye Jani Prenga

Mendohet se porositësi i rrëmbimit është Dritan Rexhepi, i cili gjendet në një burg në Ekuador, por vetë ai i ka mohuar këto akuza.

Akuzohet për vrasjen e Jani Prengës, ja çfarë tha Dritan Rexhepi

Të arrestuarit e deritanishëm janë Bajram, Leonard dhe Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili, ndërkohë në ngjarje është përfshirë edhe grupi i Dukagjinit.