Skip to content
Të Gjitha

Publikohen bisedat/ Ja çfarë ndodhte në Gjykatën e Krujës: “Pa merak , i shkon në dorë gjykatëses kërkesa”

· 2 min lexim

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë publike përgjime të reja nga skandali i gjykatës së Krujës ku u arrestua gjykatësja Enkelejda Hoxha e cila kishte liruar një numër të madh të dënuarish së bashku me avokatin Aldo Tanaku kundrejt rryshfeteve të majme.

Në një bisedë që i takon datës 1 korrik të vitit të shkuar mes sekretares së Gjykatës, Manuela Mallkuçi dhe vëllait të të dënuarit Gentjan Nezaj, Gazmir Nezaj, dëgjohet e para duke e siguruar Nezajn se një ditë më pas do i shkojë në dorë kërkesa asaj (gjyqtares). Mallkuçi.

Në datë 01.07.2020 ora 11:14, shtetasi Gazmir Nezaj, komunikon me përdoruesen e numrit telefonik celular 06*****872, shtetasen Manuela Mallkuçi dhe kjo është biseda që është bërë publike nga përgjimi.

 

BISEDA:

+141:…Hiç, je n’pun apo n’shpi?

+872: Jo, jo, jam pak ke spitali, për mamin.

+141: Eeee?

+872: Ke spitali jam.

+141: E po pse?

+872: Kam sjell mamin, kam sjell pak mamin.

+141: E po si e ke?

+872: Po kshu më mirë e kam më mir, t’shofim tashi se do ta fus për koronarën.

+141: Ee.

+872: T’shofim çar do m’dali.

+141: E, hajde se për gjithçka po t’mar prap n’telefon.

+872: Faleminderit po dgjo tani dgjo, meqë më more.

+141: Hë, hë.

+872: Ajo nesër i shkon asaj n’dor, ajo kërkesa…”

Një ditë më vonë ka sërish një bisedë mes të dyve që vijon si më poshtë:

BISEDA:

+141: Si, si?

+872: Kërkesë Gentjanit?

+141: Po.

+872: Nesër i shkon gjyqtares n’dor, e kam rregjistru…

+141: E ke rregjistru? I shkon nesër gjyqtares?

+872: Po, po po..

+141: I bi ktij? T’njëjtit?

+872: Po…, po po..

+141: Okej, okej…

+872: Prandaj pa merak…