Pse u tërhoq Basha për pagën minimale? Pak muaj më parë premtoi ta bëjë 400 euro

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nga pikat e programit ekonomik që prezantoi sot Basha, ishte paga minimale. Kreu i opozitës deklaroi se me ardhjen e tij në pushtet, paga minimale do të behët nga 30 mijë lekë në 36 mijë lekë.

Vetëm pak muaj më parë, Basha ka artikuluar në media se do të rriste pagën minimale në 400 euro. “Më 25 prill duam ta çlirojmë Shqipërinë nga pengmarrja politiko ekonomike. Rritja e pagave është premtimi ynë. Kur të vijnë në pushtet do bëjmë një pagë minimale me jo më pak se 400 euro. Rama mendon se do ta rrisë pagën me VKM”, ka thënë më herët Basha.

Por Basha është tërhequr nga premtimi i bërë, duke e ulur pazarin. Një tjetër pikë për të cilën nuk u diskutua fare ishte edhe rritja e rrogave për mjekët dhe infermierët. Ai më herët ka deklaruar se do të bënte 1200 euro pagën për mjekët dhe 700 euro për infermierët, por kësaj here ky premtim u la jashtë vëmendjes së Bashës.

16 pikat e programit ekonomik të PD-së

1.Minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët,

2.Paga minimale 36 mijë lek të reja në muaj

3.Ulja e taksës mbi të ardhurat personale në 9%, duke ruajtur fashën mbrojtëse ekzistuese prej 30 mijë lekësh

4.Taksë 9% të fitimit mbi të gjitha bizneset me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja.

5.Ulja e sigurimeve shoqërore në vlerën 18%

6.Totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme jo  më i lartë se 0.5% e xhiros

7.Anulimi i taksës prej 24 lekë të reja për litër mbi karburantin

8.Çdo litër karburant do t’ju kushtojë 240 lekë më pak të vjetra për operatorët turistik

9.Rritja e pensioneve me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit

10.Ulja e çmimit e energjisë elektrike dhe çmimin e karburante,

11.Mbulimi shpenzimet arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj

12.Tekstet shkollore do të jenë falas për të gjithë ciklin parauniversitar

13.Çdo familje do të përfitoj për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për 5 vitet e para të jetës.

14.Qeveria do të paguaj 100% interesat bankare për çdo kredi që do të marrin çiftet e reja për të blerë një apartament apo një banesë.

15.20 mijë çifte dhe familje të reja që do të kenë strehim përmes skemës së subvencionimit të interesave në mandatin e parë

16.100 milionë euro mbështetje direkte, si dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale

/Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento