Atentat Myslim Likës, dyshohet për hakmarrje ndaj të birit për vrasjen e dy biznesmenëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qëllohet me armë zjarri 60 vjeçari Myslim Lika në Mamurras, i cili është dërguar te spitali i Traumës në gjendje të rëndë.

60 vjeçari është babai i Ilir Likës (Xhepaj) i cili është bashkëpunëtori i Eduart Lamaj, ky i fundit akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit për vrasjen e dy biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Ilir Xhepaj së bashku me shokët Eduart Lamaj, Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, dyshohen si personat që kanë vrarë Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin në një hotel në Laç.

Mbetet akoma mister se përse këta 4 persona vendosën që të vrasin dy biznesmenët, pasi nuk kanë pasur ndonjë konflikt të mëparshëm.

Vrasja është zbardhur pas verifikimit të kamerave të sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 30 maj të 2020 në një hotel në Laç. Nuk dihet akoma se cili nga viktimat ka qenë objektivi i autorëve.

Viktimat kanë shkëmbyer zjarr me autorët, ku mbeti i plagosur edhe i pandehuri Eduard Lama. Ai u kurua në një spital privat në Tiranë, duke u munduar që të fshehë ngjarjen.

Mjekët që e kuruan u arrestuan, por më pas gjykata i liroi.

Njoftimi i policisë

Rethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

“Rreth orës 13:25, në Mamurras,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi M.L.,60 vjeç,banues në fshatin Gjorëm, Kurbin i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thotë policia. /Gazetareforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento