Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pse rriten gjithmonë e më shumë faturat e ujit në Tiranë? UKT shpenzon 38 mln lekë me “GPS” për automjetet

15:42 24/06/2020
Reading Time: 2 min lexim

Qytetarët e Tiranës, por jo vetëm, janë ankuar vazhdimisht në lidhje me faturat e “kripura” të ujit të pijshëm që vijnë nga UKT-ja dhe Bashkia.

Themi uji i pijshëm, por në fakt shumica e qytetarëve e blejnë ujin e pijshëm.

Gazeta “Atdheu”, ka publikuar një artikull, në të cilin shpjegohet sesi i shpenzon UKT paratë e grumbulluara nga qytetarët dhe përse qytetarëve u vijnë fatura kaq “të fryra”, sikur të kishin lavazh brenda në ambientet e shtëpisë.

Në dokumentin e publikuar, tregohet për një tender në shumën e 32.9 milionë lekëve (të vjetër), për blerje pajisjesh ‘GPS’ (për gjurmim) të automjeteve të UKT-së, që kjo e fundit e ka shpallur me procedurë të përshpejtuar dhe fare pa garë.

UKT-ja jo vetëm që e ka paracaktuar kompaninë që ka fituar këtë tender në datën 22 qershor, ose dy ditë më parë, por ka shtuar edhe vlerën totale përfundimtare të shpenzimeve nga 32.9 milionë që ishte fillimisht në 38 milionë lekë.

Sipas gazetës “Atdheu”, tenderi i është dhënë kompanisë “A-T-D Albania Technology Distribution” sh.p.k.

Këtu citohet se kjo kompani është e afërt me mikun e kryebashkiakut Erion Veliaj, ish-drejtorit të “NPR-Tiranë”, Blendi Gonxhe, sot drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së.

Në këtë dokument citohet se Gonxhe është përfitues i një mori tenderësh nga Bashkia e Tiranës, duke nisur që nga mirëmbajtja e automjeteve të bashkisë, blerja e automjeteve të reja, dhënie me qira automjetesh, apo shërbime të tjera, t cilat i siguron kundrejt tenderëve të drejtë për drejtë, nga kompanitë private që ka nën administrim.

Referuar tenderit më të fundit të UKT-së, lloji i procedurës që është formuluar ke qenë “Kërkese për Propozime-Shërbime” dhe objekti i kontratës kuadër ishte për “Shërbim GPS automjetesh”, me numër reference të procedurës “REF-56228-04-15-2020”, dhe me fond limit shumën prej: 3.298.200 (tre milionë e dyqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e dyqind) lekësh pa tvsh.

Por pasi kontrata u lidh vetëm dy ditë më parë, shuma u ndryshua duke u rritur pak dhe shkoi në vlerën totale përfundimtare të kontratës (duke përfshirë lotet, opsionet dhe nenkontraktimin), në 3.808.800 lekë.

Ishte pikërisht kompania “A-T-D Albania Technology Distribution” sh.p.k., e cila e përfitoi këtë tender pa garë dhe pa kompani rivale në tenderim në datën 22.06.2020.

Kjo kompani, pra “A-T-D Albania Technology Distribution” ka si adresë rrugën “Pjetër Bogdani” (Nr.10, Kati 3, Apartamenti 10) në Tiranë, dhe numër të NIPT-it, “L21811033B”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: “GPS” për automjetetfaturat e ujitgjithmonene tiranepse rritenukt shpenzon

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Preket me Covid-19 një punonjës i OSHEE në Durrës

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English