“Pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës”, flet gruaja që u përplas nga Ilda Bejleri: Do e kisha falur, vetëm të ndalonte

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moderatorja Ilda Bejleri aksidentoi ditën e djeshme 63-vjeçaren Enriketa Gjuzi, duke e përplasur me makinë.

Ngjarja u regjistrua në bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë Drejtorisë së Policisë.

Ajo aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë.

Në një intervistë për “Balkanweb”, 63- vjeçarja shprehet se nuk mban mend shumë nga ajo që ndodhi, por në momentin kur po kalonte rrugën u përplas nga makina.

Ajo ka pranuar se nuk ndodhej tek vizat e bardha, ndërsa po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Më tej gruaja ka shtuar, se Bejleri ka ulur xhamin e makinës dhe pa zbritur fare i ka thënë: “ Pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës”.

Më pas sipas të aksidentuarës ajo iku duke i dhënë gaz makinës.

“Makinat ishin në tre korsi, ndaluan shpejtësinë, ndërsa mjetit që më goditi ia bëra me dorë të ndalojë, por ajo vijoi. Nga xhami nuk e pash kush më goditi. Kalimtarët që më ndihmuan më thanë se ishte Ilda Bejljeri, madje i kërkuan të ndalojë, por ajo u largua. Ndërsa uli xhamin, pa zbritur fare më tha: “pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës..”, dhe iku duke i dhënë gaz makinës” , tregon 63-vjecarja.

Gruaja mban mend, se e ndihmoi një drejtues tjetër automjeti, i cili ndodhej në makinë bashkë me gruan shtatzënë.

“Do e kisha falur, vetëm të ndalonte, më preku sjellja e saj”, vijoi më tej gruaja.

Shpërndaje
Share.

Komento