Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PS nuk e votoi për Avokat Populli, reagon Ledio Braho

16:43 23/12/2022
Reading Time: 4 min lexim

Ditën e sotme Ledio Braho ka reaguar pasi Partia Socialiste nuk i dha votat për t’u zgjedhur si Avokat i Popullit. Përmes një reagimi, Braho thotë se mazhoranca nuk ka ngritur pretendime në lidhje me kandidaturën e tij madje shton se është konsideruar si një nga kandidaturat më të vlerësuara pavarësisht interesave të ngushta.

Braho thekson se është sulmuar dhe refuzuar nga grupi i PS vetëm sepse është avokat dhe ka kryer punën e tij. Po ashtu, ai shton se sulmet nuk kanë munguar nga PS që nga momenti i parë që aplikoi për të qënë në këtë pozicion.

REAGIMI I BRAHOS:

Duke qenë se isha një nga kandidatet në procesin e përzgjedhjes se Avokatit të Popullit, proces ky që besoj është nder me te tejzgjaturit për zgjedhjen e këtij institucioni dhe jo vetëm, i cili ka marrë plot 8 muaj kohë, më duhet t’i them disa fjalë. Në seancën plenare të datave 21-22 Dhjetor 2022, është përfshirë në procedurë parlamentare zgjedhja e Avokatit të Popullit. Nisur nga fakti që sipas Kushtetutës, Avokati i Popullit emërohet me votat e 3/5 së anëtarëve të Kuvendit, procesi kërkon arritjen e konsensusit politik mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend.

Duke nisur që nga viti 2012 tashmë Kuvendi i Shqipërisë ka ndërtuar një proces kushtetues konsensual parlamentar për arritjen e kësaj shumice të cilësuar. Mazhorancat kanë pranuar një proces ku mes kandidatëve që përmbushin kriteret kushtetuese dhe ligjore, pas një procedure konsultimi parlamentar mes palëve, është opozita parlamentare që propozon kandidatin që përmbush kriterin e meritokracisë dhe të pavarësisë njëkohësisht, i cili përzgjidhet nga Kuvendi. Edhe në procedurën e nisur e cila dështoi te zgjidhte një Avokat Populli për një mandat të ri, në disa deklarime në Kuvend, por edhe publikisht, mazhoranca parlamentare ka përsëritur zotimin se do të votojë dhe mbështesë në Kuvend kandidatin e propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Në këtë drejtim, pas vlerësimit ligjor të kandidatëve nga Komisioni parlamentar përgjegjës, në Kuvend, me propozim të deputetëve të opozitës janë paraqitur – kandidatë, të cilët përmbushin kriterin e mbështetjes të jo më pak se 28 deputetëve. Në një proces konsultimi parlamentar mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, është rënë dakord që mazhoranca të ketë të drejtën e refuzimit paraprak të kandidatëve që në vlerësimin e saj nuk mund të votohen. Mazhoranca ne asnjë çast nuk ngriti pretendime ne lidhje me kandidaturën time, madje jam konsideruar si një nga kandidaturat më të vlerësuara pavarësisht interesave të ngushta.

Në vijim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në një mbledhje të tij, mori në shqyrtim dhe diskutoi lidhur me kandidatët e mbetur në garë pas skualifikimit te disave me kërkesë te Partisë Socialiste. Grupi i PD, pas një procesi të gjatë diskutimesh, vlerësoi se dy kandidatët me mbështetje më të madhe të kalojnë në votim të fshehtë brenda grupit parlamentar, me qëllim që kandidati me mbështetje më të madhe, të jetë propozimi zyrtar i këtij grupi. Pas votimit, me shumicë votash, unë u përzgjodha si propozimi me Iivotuar i grupit parlamentar.

Për t’u kthyer te dita e djeshme, pavarësisht dakordësisë se dhënë më pare nga Grupi i PS, u sulmova dhe u refuzova se pse isha avokat, pse kam kryer punën time me përkushtim e seriozitet, duke me gjykuar për klientët, për angazhimin dhe ushtrimin e një profesioni te lire siç është avokatia. Me duhet te them se ne rastin me te mire këto janë argumente shterpe ne gojën e te gjithë atyre elementeve partiake apo jopartiake qe kane besuar se do me kompleksonin duke mos ndalur sulmin që nga dita e pare e aplikimit tim për pozicionin e Avokatit te Popullit e deri ne sekondën e fundit. 

Për hir te se vërtetës, nuk kam asnjë kuriozitet te perfshihem ne arsyet e vërteta te refuzimit te kandidaturës time ne momentin e fundit nga grupi i PS, ne tronditjen e pakuptimte te tempullit te demokracisë befasishëm, por ama mund te them me siguri se votimi im si pjese e ndonjë horse-trading me ndonjë kalë apo kalores nuk do me bënte aspak krenar për një fitore te tille.

Unë kam ndërtuar jetën time si njeri i lire, si familjar i përkushtuar, si profesionist, si mik e avokat ne këtë qytet. Me keqardhje konstatova se shfaqja e shëmtuar e ditës se djeshme, e linçimit tim ne mënyrë abuzive pa te drejte fjale ne atë salle e per me teper pa qene i pranishëm aty, është modeli i se keqes, i ushqyer me veprime e mosveprime si barriera e vertete e te rinjve profesioniste qe duan ende te jetojnë ne kete vend duke u angazhuar sadopak ne jeten dhe institucionet publike te tij.

Mbrëmjen e djeshme, 80 deputetë votuan për Avokatin e Popullit në Kuvendin e Shqipërisë. Pas numërimit të votave rezultoi se 71 vota u dhanë kundër Ledio Brahos dhe vetëm 3 ishin pro tij. Ndërkohë 70 deputetë votuan kundër Altin Goxhajt. Si pasojë, Kuvendi duhet të rihapë procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Por kjo çështje do të mbetet në vitin 2023.

Të lidhura

IKMT vijon aksionin në Theth, shembet objekti dy katësh
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, shembet objekti dy katësh

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit ka shkaktuar tension dhe kundërshtim të fortë nga...

19:43 09/07/2025
Greqia pezullon azilin për 3 muaj për emigrantët nga Afrika e Veriut
Bota

Greqia pezullon azilin për 3 muaj për emigrantët nga Afrika e Veriut

Greqia ka vendosur të pezullojë për tre muaj shqyrtimin e kërkesave për azil nga personat që mbërrijnë nga Afrika e...

19:28 09/07/2025
Para
Ukrainë, vazhdojnë ndërprerjet e energjisë elektrike (Shkaku)

Ukrainë, vazhdojnë ndërprerjet e energjisë elektrike (Shkaku)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

IKMT vijon aksionin në Theth, shembet objekti dy katësh

IKMT vijon aksionin në Theth, shembet objekti dy katësh

19:43 09/07/2025
Greqia pezullon azilin për 3 muaj për emigrantët nga Afrika e Veriut

Greqia pezullon azilin për 3 muaj për emigrantët nga Afrika e Veriut

19:28 09/07/2025
E goditi për vdekje 8 herë me thikë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

E goditi për vdekje 8 herë me thikë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

19:08 09/07/2025
Thyen “arrestin shtëpiak” dhe tenton të përdhunojë fqinjen, në kërkim 55-vjeçari nga Elbasani

Thyen “arrestin shtëpiak” dhe tenton të përdhunojë fqinjen, në kërkim 55-vjeçari nga Elbasani

18:49 09/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.