Skip to content
Politikë

PS dhe KQZ kërkojnë shtyrjen e afateve për listat e kandidatëve, PD vë kushte

· 1 min lexim

Procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora po vijon përmes platformës PER, të cilën e ka vënë në dispozicion Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Megjithatë, gjatë këtij procesi janë evidentuar nevoja për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Prej disa javësh, palët e përfshira kanë theksuar rëndësinë e ndryshimeve ligjore për votën e diasporës.

Nga ana e Partisë Socialiste dhe KQZ, është kërkuar që afati për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë të afrohet dhe të vendoset më 13 mars.

PD nga ana tjetër ka shtuar se ka nevojë edhe për dy ndryshime në Kod, duke kërkuar:

1. Të votojnë të gjithë ata emigrante shqiptare, të cilëve u kanë skaduar pasaporta dhe kartat biometrike.

2. Të lejohet të votojnë të gjithë ata shqiptarë që kanë nënshtetësi shqiptare, por nuk kanë dokumente biometrike.

Llogariten rreth 600 mijë qytetarë që i kanë skaduar dokumentet e identifikimit dhe jetojnë jashtë vendit, votues potencialë për zgjedhjet e 11 majit.

PD ka kushtëzuar se do të pranojë afatin e kërkuar nga PS, në rast se pranohen kërkesat e saj.