Skip to content
Kryesore

Prurje ujërash në tunelin e Gjegjanit

· 1 min lexim

Prurjet e shumta të ujërave nga mali në hyrje të tunelit të Gjegjanit kanë shkaktuar dëmtime serioze, duke gërryer trasesën e rrugës.

Policia dhe kompania nënkontraktore janë angazhuar në terren për të vlerësuar situatën dhe për të rikthyer normalitetin sa më shpejt.

Aktualisht, dy fadroma po punojnë për pastrimin dhe garantimin e sigurisë së rrugës, ndërkohë që situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.