Skip to content
Të Gjitha

Protestojnë sërish studentët e Mjekësisë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

· 1 min lexim

Ditën e sotme studentët e Mjekësisë kanë dlaur sërish në protestë për të kundërshtuar ligjin që i detyron ata që punojnë deri  në 5 vitë në Shqipëri pas diplomimit.

Gjatë marshimit të tyre drejt ministrisë së Arsmit ata kanë bërë thirrje “Bashkohuni me  ne”, ndërkohë që mësohet se nga vitet e dyta deri tee vitet e gjashta ka pothuajse bojkot të plotë të mësimit nga ana e studentëve të Mjekësisë.

Po ashtu në protestë shihen pankarta ironizuese ndaj institucioneve që deri më tani kanë bërë një “sy qorr e një vesh shurdh” ndaj kërkesave të tyre.

Përmendim se ditën e hënë, studnetët në protestën që zhvilluan në mëngjes bënë të ditur tre kërkesat e tyre teks njoftuan dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkesën për dorëheqeqjen e zv. ministres Albana Tole.