Protestat në Francë/ Humbet dorën nga gazi lotsjellës një nga protestuesit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Protestat në Francë vazhdojnë akoma dhe “Jelekverdhët” nuk kanë ndërmend të ndalen derisa të kenë të plotësuara të gjitha kërkesat e tyre. Në muajin e tretë të protestës tashmë, dita e sotme ka pasur përsëri trazira. Qindra qytetarë kanë marshuar drejt Harkut të Triumfit dhe momenti që ka arritur kulmin ka qenë kur njëri nga protestuesit ka humbur njërën dorë pasi kapi një nga granatat gaz lotsjellëse të lëshuara nga policia.

Pamjet e publikuara janë padyshim tronditëse dhe shihen gjatë gjithë kohës protestues të cilët përpiqen që t’i japin ndihmën e parë.

Ngjarja ka ndodhur përballë ndërtesës së Asamblesë Kombëtare, ku policia përdori gazin lotsjellës, pasi protestuesit vandalizian muret rreth ndërtesës.

Protestuesit duan dorëheqjen e Presidentit Macron si edhe lejimin e referendumeve qytetare.

Shpërndaje
Share.

Komento