Protesta zhvendoset te Ministria e Brendshme, lyhen me bojë muret (foto)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Protestuesit janë zhvendosur nga demonstrata përballë Kuvendit dhe të kryesuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputetët e tjerë të opozitës, ndodhen momentalisht përballë godinës së Ministrisë së Brendshme.

Me thirrjet “Lironi djemtë tanë”, protestuesit kanë rrethuar godinën e MB dhe kanë hedhur bojë ndaj këtij institucioni.

Sipas protestuesve, ata kanë ndaluar aty për të protestuar për personat që janë arrestuar pa të drejtë, sipas tyre, në protestat e mëparshme të opozitës.

Shpërndaje
Share.

Komento