Protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët përplasen me policinë, nisin arrestimet

Pas përshkallëzimit të protestës tensionohet situata dhe nisin arrestimet nga policia. Protestuesit përplasen me policinë. Ata kanë shtuar radhët për t’i bërë ballë policisë. Kjo e fundit gjithashtu ka zbritur më e fortë në terren. Kanë mbërritur dhe forca të FNSH-së me kundragaz.
Protesta kundër rritjes së çmimeve ka paralizuar kryeqytetin mbrëmjen e sotme. Rrugët e Tiranës janë mbushur me qytetarët që iu kanë bërë thirrje dhe të tjerëve t’iu bashkohen.
Dhjetëra qytetarë kanë kërkuar që efektivët e policisë të protestojnë bashkë me ta. Ata au janë afruar Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe u kanë kërkuar që të bashkohen me ta. “Turp, turp, turp,”- thërrasin të gjithë njëzëri.
“Hajde pra të ulim naftën të gjithë bashkë, ejani, ta ulim bashkë,”– thotë një tjetër.
“Pse rri aty për 300 mijë lekë rrogë, hajde në shesh,”- thotë një tjetër.
Kujtojmë se protesta është përshkallëzuar pasi qytetarët kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në zonën e Unazës së Vogël në kryeqytet.
Qytetarët janë ulur këmbëkryq tek Ura e Lanës në hyrje të ish-Bllokut duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Dy krahët e Unazës janë bllokuar nga protestuesit ndërsa policia bën thirrje që qytetarët të largohen.
Në terren gjithashtu kanë dalë forcat speciale me skafandra duke filluar shoqërimet në komisariat.