Skip to content
Aktualitet

Protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët përplasen me policinë, nisin arrestimet

· 2 min lexim

Pas përshkallëzimit të protestës tensionohet situata dhe nisin arrestimet nga policia. Protestuesit përplasen me policinë. Ata kanë shtuar radhët për t’i bërë ballë policisë. Kjo e fundit gjithashtu ka zbritur më e fortë në terren. Kanë mbërritur dhe forca të FNSH-së me kundragaz.

Protesta kundër rritjes së çmimeve ka paralizuar kryeqytetin mbrëmjen e sotme. Rrugët e Tiranës janë mbushur me qytetarët që iu kanë bërë thirrje dhe të tjerëve t’iu bashkohen.

Dhjetëra qytetarë kanë kërkuar që efektivët e policisë të protestojnë bashkë me ta. Ata au janë afruar Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe u kanë kërkuar që të bashkohen me ta. “Turp, turp, turp,”- thërrasin të gjithë njëzëri.

Hajde pra të ulim naftën të gjithë bashkë, ejani, ta ulim bashkë,”– thotë një tjetër.

“Pse rri aty për 300 mijë lekë rrogë, hajde në shesh,”- thotë një tjetër.

Kujtojmë se protesta është përshkallëzuar pasi qytetarët kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në zonën e Unazës së Vogël në kryeqytet.

Qytetarët janë ulur këmbëkryq tek Ura e Lanës në hyrje të ish-Bllokut duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Dy krahët e Unazës janë bllokuar nga protestuesit ndërsa policia bën thirrje që qytetarët të largohen.

Në terren gjithashtu kanë dalë forcat speciale me skafandra duke filluar shoqërimet në komisariat.