Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, policia del me plan masash

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” sot, më 14 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia njofton se, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye, sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve dhe sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.
Lexo më tej
Helmimi i fëmijëve në Vlorë, analizat zbulojnë ujë të ndotur me fekale në kopsht
Një ditë pas helmimit të dyshuar të fëmijëve të Kopshtit nr. 10 në Vlorë, analizat e ujit kanë…
17 miliardë lekë pa asnjë emër projekti: ku do t’i shpenzojë FSHZH e Tan Agollit paratë tona?
Fondi Shqiptar i Zhvillimit kërkon 17 miliardë lekë për «projekte të reja». Cilat projekte? Nuk thuhet. Ku? Nuk…
SPAK zbërthen trafikun e 60.7 tonëve kokainë të grupit Çela-Çopja: 9.2 mln euro pasuri të sekuestruara
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 16 të pandehur në kuadër të hetimeve ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja,…
Helmim nga ushqimi në një kopsht në Vlorë, 7 fëmijë në pediatri, 5 të shtruar
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë kanë përfunduar në pediatri me simptoma të forta gastrointestinale, ndërsa…