Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, policia del me plan masash

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” sot, më 14 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia njofton se, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye, sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve dhe sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.
Read next
Presidenti imagjinar dhe takimet imagjinare: Begaj do të zgjidhë krizën?!
Shqipëria paska pasur një zgjidhje për krizën gjatë gjithë kësaj kohe. Ne thjesht nuk e dinim. Quhet Bajram…
“Të shkarkojmë Ramën, qeveri tranzitore dhe 201 deputetë”/ Spiropali u dërgon email 140 deputetëve
Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka propozuar një paketë ndryshimesh të thella kushtetuese dhe zgjedhore, që parashikon rritjen e…
SKANDALOZE! Personi i dhunuar brutalisht në protestë nga policia është turist amerikan, flet avokati
Personi që u dhunua brutalisht nga efektivët e Policisë së Shtetit pranë Piramidës, gjatë protestës në Tiranë, rezulton…
Kryeministri shkon në një dyqan me xhama të thyer, por jo te protestuesi me shtyllën kurrizore të thyer
Nga Luan Rama Edhe sot, herët në mëngjes, njësoj si dje e si pardje, Kryeministri na u shfaq…