Skip to content
Politikë

Protesta e opozitës në Tiranë, bllokohen 15 akse rrugore përpara Kryeministrisë

· 2 min lexim

Sot PD dhe opozita do të mbajnë protestë në bulevardin përpara kryeministrisë duke filluar nga ora 18:00. Protesta do të nisë para godinës së kryeministrisë e më pas protestuesit do të shpërndahen nëpër rrugët e Tiranës. Për këtë policia ka marrë masa për bllokimin e 15 akseve kryesore veç bulevardit  “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Protesta nuk do të ketë fjalime politike ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha do e ndjekë nga shtëpia ku ndodhet në ‘arrest shtëpie’ dhe është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën ‘korrupsion pasiv’ për aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ . Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim. Ndërsa apelon pjesëmarrësit të distancohen nga aktet e dhunës.

Ndërkohë Garda e Republikës do të vendosë staf sigurie brenda ambjenteve prej orës 16:00 si në Kryesi ashtu edhe tek Parlamenti, salla plenare për gjithçka që të mundshme. Ndihmë i është kërkuar edhe policisë dhe zjarrfikësit për të pasur mjete ndihmëse në ambientet e brendshme të godinave.Përveç perimetrit të jashtëm të cilin e garanton policia. Në godinën e kryeministrisë janë marrë masa për protesten e sotme. Dyert kryesore janë me veshje metalike. Akset rrugore që do të bllokohen:

-Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet

-Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit

-Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

-Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës

-Kryqëzimi i Librit Universitar

-Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”

-Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”

-Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”

-Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit

-Kryqëzimi i urës së Taiwanit

-Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”

-Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”

-Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave

-Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”

-Kryqëzimi i pallatit me shigjeta