Protesta e opozitës: Militantët e PD rrahin me grushta dhe shkelma një prej protestuesëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Protesta e opozitës ditën e sotme ka marrë një zhvillim të pazakontë, pasi mësohet se një prej perosnave që ndodhej në protestë, është dhunuar me shkelma dh grushta nga militantët e Partisë Demokratike.

Personi i dhunuar, identiteti i së cilit ende nuk është bërë i ditur, ka qenë me kapuç në kokë. Incidenti ka ndodhur në kohën kur kur turma po tentonte të çante kordonin e policisë.

Lidhur me këtë ngjarje,  deputeti Luçiano Boçi ka deklaruar se ka ndodhur një keqkuptim, pasi protestuesit kanë dyshuar se personi i dhunuar ishte i infiltruar i policisë.

Pasi është goditur nga protestuesit, qytetari është larguar nga turma dhe dhuna ka ndaluar.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit e opozitës që kërkojnë largimin e kryeministrit Rama anë konfrontuar disa herë me policinë, në tentativë për të kaluar kordonin policor dhe për të hyrë në parlament.

Gjithashtu ata kanë goditur forcat e policisë me kapsolla dhe flakadanë.

Burimi: Shqiptarja.com

Shpërndaje
Share.

Komento