Skip to content
Të Gjitha

Protesta e opozitës/ Ambasadori i BE-së takim urgjent me Bashën pak orë para nisjes së tubimit

· 2 min lexim

Ndërkohë që opozita ka dalë me një plan të mirëpërcaktuar për protestën e sotme, të pestën kombëtare, ndërkombëtarët janë duke bërë edhe një përpjekje të fundit.

Vetëm disa orë na ndajnë nga fillimi i protestës së opozitës dhe ambasadori i  BE, luigi Soreca ka lajmëruar se do të zhvillojë një takim të ngushtë me kryedemokratin, Lulzim Basha.

Nga ajo që bëhet e ditur takimi do të zhvillohet në zyrën e Bashës dhe ende nuk ka asnjë të dhënë se cila do të jetë tema kryesore e bisedës së tyre edhe pse thuhet se do flitet pikërisht për përdorimin e dhunës në protestë.

Ndërkombëtarët gjatë gjithë kësaj kohe janë përpjekur që të bëjnë thirrje për tubime të paqta edhe pse nuk iu është kushtuar vëmendje nga ana e organizatorëve.

Madje mesnatën e datës 11 maj, ambasadori i BE,Borchardt pasi është shprehur për protestën e opozititës si tubim me incidente të patolerueshme, në hyrjen e pallatit i është vendosur një shënim, “Turp për ju”.

Këtë shënim e ka komentuar edhe vet kryeministri Rama i cili ka thënë:”Natën është kërcënuar ambasadori i OSBE pas deklaratë që foli për organizatorë për dhunë kriminale”.