Skip to content
Aktualitet

Protesta e djeshme për Teatrin Kombëtar, policia procedon disa artistë midis tyre dhe Stresi

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht disa artistë, pas protestës së zhvilluar pasditen e djeshme për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas njoftimit të policisë, të proceduarit janë Robert Budina, Adriana Kalaja, Neritan Liçaj, Artan Manushaqe dhe Arkimed Lushaj.

Ata akuzohen për pjesëmarrje në protestë të paligjshme, kundërshtim i urdhërit të punonjësit publik dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.

Këta artistë kanë marrë pjesë në protestën e paligjshme, duke kundërshtuar punonjësit e rendit publik, prishur qetësinë publike dhe penguar qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Më herët, efektivët arrestuan edhe Arben Qyranin, sepse sipas tyre, ka hedhur sende e lëndë piroteknike në drejtim të turmës, duke iu rrezikuar jetën personave të pranishëm.

Protesta e djeshme ndodhi një ditë pas prishjes së Teatrit Kombëtar.

Protesta e radhës ndërkohë pritet të zhvillohet të mërkurën.