Skip to content
Politikë

Protesta e dhunshme te PD, ja sa është numri i të shoqëruarve në polici

· 2 min lexim

Ditën e djeshme protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kapërceu në akte të dhunshme.  Ndërkohë që një ditë më pas ka shkuar në 60 numri i të shoqëruarve pas protestës së dhunshme.

“Balkan Web” raporton se numri i të shoqëruarve vijon të rritet, ndërsa deri më tani 15 prej të shoqëruarve ju është komunikuar arresti.

Të shoqëruarit akuzohen për veprat penale “Tubim i paligjshëm”, “Ushtrim i dhunës” dhe “Kundërshtim i forcave të policisë”. Ndërkohë, siç raporton gazetarja Bezat, grupi hetimor ka verifikuar pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë aktet e dhunës dhe për të identifikuar më pas protestuesit, duke i shoqëruar ata.

Ndërkohë që kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar një video të shunës së ushtruar ditën e sotme në selinë blu. Basha shkruan se me këtë shfaqje të shëmtuar dhune, Sali Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë. Shumica absolute e demokratëve e braktisi atë dhe kriminelët me të cilët kërkoi të shkatërronte Partinë Demokratike

“ Me këtë shfaqje të shëmtuar dhune, Sali Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë. Shumica absolute e demokratëve e braktisi atë dhe kriminelët me të cilët kërkoi të shkatërronte Partinë Demokratike. Demokratët qëndruan sot me vendosmëri dhe qytetari në mbrojtje të Shtëpisë së Lirisë, si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim”- shkruan Basha.