Tre të dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje me dhunë duhet të deklarojnë pasurinë. OFL i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit Çlirim Markut, Oltjan Maxharit, Spartak Muçajt.
Çlirim Marku dhe Spartak Muçaj të dy banues në Tiranë janë të dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”. Ndërsa Oltjan Maxhari është i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I PLOTË:
OFL, 9 korrik
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Ç. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;
O. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
S. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.