Propozimi i deputetëve të opozitës, kërkojnë uljen e numrit të ligjvënësve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pesë deputetë të opozitës së re, kanë depozituar në Kuvend propozimet e tyre për reformën zgjedhore.

Mësohet se deputetët që kanë firmosur për propozimet e reja janë, Arben Elezi, Arlind Çarçani, Korab Lita, Alban Zeneli, Arben Elezi dhe Halil Jakimi.

Ata kanë kërkuar që numri i deputetëve në parlament të reduktohet në 100.

Pavarësisht se letra ka gabime ortografike dhe nuk ka një numër protokolli, deputetët shprehen se janë të vetëdijshëm që nuk mund të zgjidhen të gjitha problemet.

Sipas tyre, duhet t’i hiqet monopoli i marrjes së vendimeve, partive të mëdha.

 “Ne jemi të vetëdijshëm se ndryshimi që mund dhe duhet të bëhet në sistemin zgjedhore nuk arrin t’i zgjidhë plotësisht problemet, situatat dhe sfidat me të cilat përballet demokracia në vendin tonë. Bashkë me të dhe po kaq e rëndësishme është ndërhyrja dhe ndryshimet që duhet të bëhen në ligjin për partitë politike, për financimin elektoral të tyre, për demokratizimin e brendshëm të tyre, shmangien e konfliktit të interesit dhe heqjen e monopolit të partive mbi procesin e administrimit zgjedhor, shkruhet në letrën e tyre.

Shpërndaje
Share.

Komento