Zbulohen kërkesat e opozitës për reformën zgjedhore, ja kë vendos Basha në tryezë përballë socialistëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme, kreu i PD, Lulzim Basha, mblodhi aleatët për të diskutuar në lidhje me reformën zgjedhore.

Basha bëri me dije se nga pala e opozitës janë zgjedhur si përfaqësues Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Në fund të takimit, kreu i PD u shpreh, se nuk do të tërhiqen nga mekanizmat gjithpërfshirës, hartimi  me konsensus jashtë parlamentit dhe miratimi pa ndryshime i produktit konsensual në parlament.

“Prej muajit tetor kemi insistuar për muajin tetor. Që prej shtatorit, ky është një kusht i patejkalueshëm nga Bundestagu gjerman. Procesi është zvarritur nga pala tjetër për shkak të mungesës së vullnetit. Sot, opozita e bashkuar përsërit qendrimin për gatishmërinë tonë për Reformën Zgjedhore për të garantuar mekanizmin. Mandatojmë Petrit Vasilin dhe Oerd Bylykbashin. Nuk tërhiqemi nga një mekanizëm gjithëpërfshirës, së dyti, miratimi me konsesus jashtë parlamentit dhe Komisionit të Reformës, për Reformën. Kalimin pa asnjë ndryshim të çdo propozimi. Kemi mandatuar dy zotërinjtë për të dakordësuar mekanizmin me palën tjetër.”, tha Basha.

Pavarësisht se e ka akuzuar Damian Gjiknurin për dy vjet rresht, kreu i PD tha se nuk e ka problem se kë vendos PS përballë në tryezë.

Shpërndaje
Share.

Komento